Sport

Shqipëri-Poloni, ja bilanci mes dy kombëtareve

Shqipëria sonte do të përballet në ndeshjen e rëndësishme ndaj Polonisë, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”, ka bërë bilancet mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Në ndeshjen e fundit më 2 shtator të këtij viti Polonia triumfoi në shtëpi ndaj kuqezinjve me rezultatin 4-1. Kjo ishte dhe fitorja më e madhe e polakëve në historinë e tyre ndaj Kombëtares kuqezi. Shqipëria ka arritur të korrë suksesin e saj më të madh në histori ndaj Polonisë më 29 nëntor 1953 me rezultatin 2-0.

Bilanci i Shqipërisë ndaj përfaqësueses polake është 1 fitore, 3 barazime dhe 8 humbje. Në këtë fazë eliminatoresh Shqipëria dhe Polonia kanë zhvilluar gjithsej 7 ndeshje ku ekipi i Rejas ka marrë 5 fitore, asnjë barazim dhe 2 humbje. Ndërsa skuadra e Paulo Sozës ka marrë 4 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Shqipëria ka realizuar 11 gola kundrejt 24 të polakëve, dhe Kombëtarja shqiptare ka pësuar 6 gola kundrejt atyre 8 të kundërshtarëve polakë. Mesatarja e mbajtjes së topit është në avantazh skuadra e Sozës me 61,7% kundrejt 55,3% të Kombëtares kuqezi.

Shanset më të mëdha të krijuara për ndeshje e ka Polonia me 3,7 ndërsa Shqipëria me 2,6. Faulla për ndeshje Polonia ka 14,3 ndërsa skuadra e Rejës 13. Duele të fituara për ndeshje në avantazh është Shqipëria me 54,1 kundrejt 53,6 të polakëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *