Lajme

Shqipëri – Maxhoranca bojkoton mbledhjen e Komisionit Hetimor për Inceneratorët

Maxhoranca ka bojkotuar mbledhjen e Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Shkak për këtë është bërë dëshmitari i radhës. Në seancë është thirrur gazetari Jetmir Olldashi.

Anëtari i PS, Arben Pëllumbi tha se Olldashi është i dënuar dhe nuk mund të dëshmojë. “Ka një vendim të formës së prerë dhe është dënuar për këtë çështje”, tha ai.

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Po kjo u kundërshtua nga kryetarja Jorida Tabaku, e cila sqaroi se nuk ka një vendim të formës së prerë nga Apeli.

“Ka një keqkuptim, nuk është dënuar për këtë çështje. Ka një vendim që Mirel Mërtiri e ka hedhur për shpifje. Ndërkohë që ata ishin në kërkim ndërkombëtar më kanë paditur mua”, tha Tabaku. Pas kësaj, deputetët e PS braktisën sallën. Pas përfundimit të dëshmisë së gazetarit, deputetët e PS iu bashkuan sërish mbledhjes.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *