BallinaLajme

Shqipëri/ Kultivimi i kanabisit në rritje për të dytin vit radhazi

Në Shqipëri, të dhënat e publikuara sot nga Policia shqiptare por dhe nga ajo italiane e cila edhe këtë vit kreu monitorim nga ajri të sipërfaqeve të mbjella me cannabis sativa, flasin për një rritje, për të dytin vit radhazi të kultvimit të bimëve narkotike.

Sipas Guardia di Finanza italiane, përgjatë 185 orëve fluturime, të kryera nga 1 qershori deri më 31 tetor, me nje avion të pajisur me teknologji të avancuar, janë vërejtur 1964 plantacione të dyshuara të mbjella me cannabis, dhe në to janë gjetur dhe shkatërruar më pas nga policia shqiptare mbi 58 mijë rrënjë. Vitin e kaluar, kur u realizuan 225 orë fluturime, u identifikuan 1109 plantacione dhe u shkatërruan 25.719 rrënjë.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Por për Drejtorin e Shërbimit të Bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë, në ministrinë e Brendshme italiane, Gjeneral Brigade Giuseppe Spina, ndonëse ka një rritje karahasuar me një vit më parë “të dhënat janë dëshmi e qartë e ndërhyrjeve të ndërmarra në terren nga policia shqiptare në luftën e saj ndaj këtij fenomeni”, u shpreh Gjeneral Spina, duke ju referuar dhe faktit që gjatë vitit 2020, deri më 31 tetor “trafikimi i marijuanës drejt Italisë, shënoi një rënie të ndjeshme, me 36.7 përqind, duke zbritur në 910 kilogramë, nga 1.4 tonelata të nisura nga Shqipëria dhe të sekuestruara nga autoritetet italiane”, në vitin 2019 nga janari në tetor.

Përtej ndërhyrjeve në territoret e sinjalizuara nga monitorimi ajror, policia shqiptare nga ana e saj ka kryer asgjesimin dhe të bimëve të tjera. Në total, gjatë këtij viti janë konstatuar e janë asgjësuar 137.216 bimë narkotike, nga të cilat 18.828 në kubikë, nërsa 1 vit më parë ishin asgjësuar 90175 bimë narkotike, nga të cilat 14886 në kubikë.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Në dy vitet e fundit, kultivimi i cannabis sativa-s ka patur një tendencë në rritje. Pas shpërthimit që fenomeni njohu në vitin 2016, ai shënoi një rënie të ndjeshme duke kapur kuotat më të ulta në vitin 2018, kur Guardia di Finanza italiane identifikoi vetëm 27 parcela në një sipërfaqe prej më pak se 1 hektar, në të cilat u asgjësuan 675 bimë. Ndërsa në total, policia shqiptare njoftoi të kishte shkatërruar pak më shumë se 35 mijë rrënjë./VOA/

YouTube player