Shqipëri/ 375 raste të reja dhe 9 viktima në 24 orët e fundit
Pëson ulje numri i rasteve me koronavirus në vendin tonë, ndonëse numri i viktimave është i lartë. Në 24 orët e fundit 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndërsa janë identifikuar 375 raste të reja.
“Situata e COVID19 në 24 orët e fundit paraqitet si vijon:
Janë kryer 1889 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 375 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
127 raste në Tiranë, 35 në Fier, 32 në Durrës, 24 në Vlorë, 20 në Kavajë, 19 në Shkodër, 12 në Sarandë, 11 në Berat, 9 në Lushnje, 8 në Mallakastër, nga 7 raste në Kurbin, Dibër, nga 5 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 4 raste në Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, nga 3 raste në Korçë, Tropojë, Librazhd, nga 2 raste në Devoll, Mat, Përmet, Delvinë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kamëz, Gjirokastër, Vau i Dejës, Divjakë, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos, Cerrik, Poliçan.
Rruga Press