Shqetësimi i ministres së drejtësisë Haxhiu lidhur me aktivitetin e Prokurorisë Speciale
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar prokurorinë në vend pasi pushoi hetimet për një pronë milionëshe në lagjen “Veternik” në Prishtinë, pasi pranoi një zarf nga Serbia përmes rrugëve jozyrtare.
Ministrja Haxhiu, ka shkruar për rastin duke kërkuar hetime dhe duke akuzuar prokurorët, ka thënë se, sipas raportimeve, në Serbi është mohuar nga autoritetet se kanë të bëjnë me dërgesën.
“Rasti me tokën në lagjen “Veternik” të Prishtinës dhe kjo që ndodhi me zarfin që sipas raportimeve del të jetë dokument i falsifikuar nga Beogradi, me të cilin dokument, Prokuroria Speciale mbylli hetimet është vërtetë shembull se si ka funksionuar e funksionon ende drejtësia në Republikën e Kosovës. Pra, në mënyrë të falsifikuar i merret prona qytetarit dhe në mënyrë të falsifikuar nga Serbia po ashtu, mbyllet rasti në dëm të qytetarit”, ka shkruar ajo në Facebook.
Mirëpo ka pasur një siklet dhe rezistencë nga qarqe të ndryshme, sa në politikë sa në drejtësi ndaj këtij procesi, ndërkaq kemi parë për këto 4 vite qeverisje se si qindra lëndë janë dorëzuar vetëm nga kabineti qeveritar me afera nga kohët e kaluara për të cilat në asnjë rast të vetëm nuk kemi parë të jetë ndërmarrë diçka nga ana e Prokurorisë Speciale. Në anën tjetër, kemi parë që ndaj qeverisë, ministrave e zyrtarëve të subjektit prej nga jemi, ka pasur reagime e impulse nga ana e kësaj Prokurorie, madje edhe për statuse facebook-u se lëre më diçka më shumë.
Si ministre e drejtësisë, jam vërtetë e shqetësuar me gjithë këtë rast, veçanërisht, dhe me pretendimet e përfshirjes edhe të akterëve institucional të drejtësisë në këtë rast të kësaj prone, që nga vet prona deri te mbyllja e rastit me dokumente të falsifikuara. Autoriteti përgjegjës me urgjencë duhet të hetojë mbylljen e dyshimtë të këtij rasti nga Prokuroria Speciale përmes dokumenteve të falsifikuara dhe të trajtojë po ashtu shqetësimet e faktuara të familjes së dëmtuar për lidhjet në këtë rast të vet prokurorëve special të Kosovës me vet pronën konkrete. Drejtësia ka kuptim veç kur e mbron të dobëtin nga i forti e i pushtetshmi. Kur i pushtetshmi lidhet me krimin aty krimi bëhet i organizuar dhe institucional. Aty bie edhe drejtësia, demokracia e republika. Dhe kjo nuk duhet të tolerohet.
Autoriteti përgjegjës me urgjencë duhet të hetojë mbylljen e dyshimtë të këtij rasti nga Prokuroria Speciale përmes dokumenteve të falsifikuara dhe të trajtojë po ashtu shqetësimet e faktuara të familjes së dëmtuar për lidhjet në këtë rast të vet prokurorëve special të Kosovës me vet pronën konkrete.
Drejtësia ka kuptim veç kur e mbron të dobëtin nga i forti e i pushtetshmi. Kur i pushtetshmi lidhet me krimin aty krimi bëhet i organizuar dhe institucional. Aty bie edhe drejtësia, demokracia e republika. Dhe kjo nuk duhet të tolerohet.
Rruga Press