Lajme

Shporta e ushqimeve kushton 540 lekë më shumë, qytetarët: Po hamë më pak se nuk na del

Shpenzimet e shportës për një familje janë rritur me 540 lekë. Kjo rritje është e papërballueshme për qytetarët, sidomos pensionistët të cilët thonë se me rritjen e çmimeve po hanë më pak.

Vendi ynë është duke u përballur me një rritje çmimesh të produkteve të shportës.

Vaji, si një ndër produktet e domosdoshëm, ka pësuar rritje të herëpashershmeduke shkuar nga 260 lekë në 310 lekë.

Vezët janë rritur gjithashtu nga 18 lekë që ishin fillimisht sot kanë shkuar në 27 lekë.

Lexo më shumë  Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një lajm i mirë për qytetarët tanë

Përveç vajit dhe vezëve, rritje kanë pësuar të gjithë artikujt e shportës, duke filluar nga kafeja, sheqeri e deri te buka.

Vala e rritjes është ndjerë shumë nga qytetarët, sidomos pensionistët, të cilët shprehen se me pensionin që marrin nuk ja dalin të blejnë ilaçet.

“Më keq e kemi ne pensionistët. Pensioni nuk del për ilaçe, po dritat, uji.”

“Me paga minimale, me ushqim minimal jeta shkurtohet. Duhet të plotësojë nevojat njeriu”.

“Nuk kemi minimum jetik se jemi shumë shtet i varfër, ushqimet duhet të jenë të lira.”

“Të marrësh 100 mijë lekë dhe të shkosh 30 ditë…”

Ka nga ato qytetarë që thonë që me rritjen e çmimeve kanë hyrë në dietë të detyruar, duke konsumuar më pak ushqim.

Lexo më shumë  BeH-ja paralajmëron aktivizimin e rezervës së Forcave të Armatosura

“Më pak bukë ha se nuk më del.”

Çmimet po ndryshojnë çdo ditë dhe perceptimi që vjen prej fillimit të 2022-shi, duke kulmuar me luftën në Ukrainë, ka krijuar idenë se rritja nuk do të ndalet këtu.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *