KryesoreLajme

Shpopullimi i Shqipërisë, në 12% të shtëpive të banueshme, jeton vetëm një person

Popullsia e Shqipërisë është pakësuar më shpejtësi në tre dekadat e fundit.

Në vitin 1990 popullsia e vendit ishte rreth 3,2 milionë banorë, ndërsa me të dhënat e cens 2023 ishte vetëm 2.4 mln banore më një tkurrje 25 % nga rënia e komunizmit. Gjithashtu struktura e familjes ka pësuar rënie të ndjeshme në numrin e anëtareve.

Në vitin 2023 nga të dhënat e cens u zbulua se nga banesat e banueshme mbi 12 % e tyre kishte vetëm një banor.

Gjithsej në të gjithë vendin janë rreth 91 mijë banesa në të cilat jeton një person e vetëm. Këto banesa zotërohen kryesisht nga persona të moshuar, me fëmijë në emigracion dhe kur njëri nga bashkëshortët është ndarë nga jeta.

Nga stoku i njësive të banueshme rreth 202,8 mijë banesa banohen vetëm nga dy persona. Ekspertë të statistikave tregojnë numri i lartë shtëpive që banohen nga person ose vetëm dy persona tregon për fluksin e lartë të emigrimit te të rinjve të cilat kanë lënë të vetëm prindërit e tyre.

Lexo më shumë  BDI në mediat e Batoni, Beratit, Artanit. “I ka mbetur edhe pushteti i katërt, PRopaganda”

Personat që jetojnë të vetëm në banesa janë zakonisht të moshuar mbi 65 vjeç. Të dhënat e censit 2023 referuan se në të gjithë vendin, rreth 64 mijë persona mbi 60 vjeç jetonin vetëm.

Nga 103 mijë persona të cilët jetonin vetëm, 62,5 për qind e tyre ishin 60 vjeç e lart (64,375 persona).

Bërthamat familjare më të shpeshta përbëheshin nga çifte të martuara ose bashkëjetues me fëmijë, 52,2 për qind, e ndjekur nga çifte të martuara ose bashkëjetues pa fëmijë, 37,5 për qind, ndërkaq prindërit e vetëm me fëmijë përbënin vetëm 10,3 për qind të tyre.

Siç tregojnë të dhënat e Cens 2023 gati gjysma e familjeve në vend kanë 2 ose më pak persona. Kjo tregon një zhvendosje të madhe nga struktura tradicionale e familjeve shqiptare me shumë anëtarë ku dominojnë moshat e reja.

Lexo më shumë  Kurti për fitoren e Kosovës: Krenar me qëndrimin e pathyer të djemve tanë

Madhësia mesatare e njësive familjare është 3,2 anëtarë në Cens 2023, krahasuar me 3,9 anëtarë për Censin e 2011. Rreth një në katër ose 24,3 për qind kanë si person reference grua, personi i cili përgjithësisht merr vendimet kryesore dhe njihet si i tillë nga të gjithë anëtarët e saj.

Shumica e familjeve 82,5 për qind janë pronarë të banesës ku jetojnë, 11,4 për qind zotërojnë panele diellore, 8,7 pikë përqindje më shumë, krahasuar me Censin 2011, ndërsa banesat e zakonshme të pabanuara zënë 32,9 për qind të totalit.

Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se një në pesë individë (19,7 për qind) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3 për qind) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5 për qind në Censin e 2001./ MONITOR

Rruga Press

YouTube player