Lajme

Shpëtim Idrizi: Fredi Beleri duhej arrestuar më herët për shovinizëm

Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU, tha në Euronews Albania se Fredi Beleri është kandidati më i papërshtatshëm për të përfaqësuar opozitën. Ai tha se ka reaguar që kur kandidatura e tij flitej për Himarën, duke u kujtuar shqiptarëve të gjitha akuzat e bëra ndaj Belerit.

Sipas tij Beleri është përfaqësuesi më paraekselencë i qarqeve ultra-nacionaliste greke dhe shoviniste dhe për këtë duhej ndaluar më herët.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

“Ne e kemi bërë të qartë që kur u përfol se ai do ishte kandidati i opozitës në Himarë, kemi reaguar që në nëntor, duke u kujtuar gjithë shqiptarëve, se ky është personi më i papërshtatshëm që mund të përfaqësonte Himarën, apo opozitën. Ai është përfaqësuesi më paraekselencë i qarqeve ultra-nacionaliste greke dhe shoviniste në mënyrë të përsëritur.

Këtu kam parasysh se Fredi Beleri është i  akuzuar për masakrën e Peshkopisë, ku ne kemi dy dëshmorë të atdheut të cilët u vranë në postën ushtarake kufitare. Është ndaluar disa herë dhe e kanë mbyllur çështjen për efekte procedurale. Përveç kësaj Fredi Beleri është i dënuar nga Gjykata e Vlorës me dy dënime të formës së prerë për dhunim të simboleve kombëtare dhe verbi i tij do rikthente tensionet në Shqipëri”,-tha Spëtim Idrizi.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *