Shpërthimi te Metalurgjiku në Elbasan, flakët rrezikojnë të përhapen (FOTO)
Zjarri në pikën e skrapit të ‘Kurum’ në Metalurgjik rrezikon të përhapet, pasi është aktive që prej paradites së sotme.
Zjarri nisi sot rreth orës 11:00, ndërsa tymi vijon të mbulojë zonën. Në ndihmë kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Tirana, Cërriku, Peqini dhe Belshi.
Nuk ka të lënduar dhe mendohet se shpërthimi është shkaktuar si pasojë e vajrave dhe mbetjeve të cilat digjeshin. Sipas informacioneve zjarri vazhdon ende dhe ndërhyrja e zjarrfikësve është shumë e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit.


Rruga Press