Shpërthimi në banesën e Armand Dukës, vjen reagimi i UEFA-s: Së shpejti në Shqipëri
UEFA shpreh shqetësimin lidhur me ngjarjen e ndodhur me presidentin e FSHF-së Armand Duka.
Incidenti bëri që organi qeverisës i futbollit evropian UEFA të shprehë shqetësimet e sigurisë në lidhje me kryeqytetin Tirana që pret finalen e Europa Conference League më 25 maj.
UEFA tha se zyrtarët e saj do të udhëtojnë së shpejti në Shqipëri për të diskutuar shqetësimet e vazhdueshme rreth ndërhyrjeve politike në futboll atje përpara zgjedhjeve të federatës.
“Nëse Duka do të humbiste zgjedhjet presidenciale më 2 mars, ai do të duhej të hiqte dorë nga vendi i tij në komitetin ekzekutiv të UEFA-s në zgjedhjet e vitit të ardhshëm”
Rruga Press