Bota

Shpërthimi i sotëm në Krime është shkaktuar nga forcat speciale të Ukrainës

Shpërthimi i depos së municionit të ushtrisë ruse në Krime, është kryer nga forcat speciale të Ukrainës që operojnë brenda rajonit të pushtuar nga rusët, raporton Sky News.

Ndërkaq orë më parë ministria ruse e Mbrojtjes, shpërthimin në Dzhankoi në veri të Krimesë, e ka cilësuar si “sabotim”, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Në anën tjetër, zyrtari rus Sergei Aksyonov, tha se nga shpërthimi janë lënduar dy persona dhe është ndërprerë trafiku hekurudhor që lidh Gadishullin e Krimesë me pjesën tjetër të jugut të Ukrainës dhe Rusisë.

Shpërthime të ngjashme në Krimenë që kontrollohet nga rusët janë shpeshtuar kohëve të fundit, forcat ukrainase po kryejnë operacione mirë të përgatitura duke i shkaktuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake Moskës.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Ndër ta është edhe shpërthimi në një bazë ajrore, ku ukrainasit e bombarduan sikurse edhe selinë e ushtrisë private të Vladimir Putinit, Wagner, që u godit me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *