Bota

“Shpërthimet dëgjohen pa pushim”, si është jeta në një fshat jashtë Kievit, banorët s’dalin dot nga shtëpitë

Fshatrat e Ukrainës, s’janë të qetë pas pushtimit rus.

Një banor i një fshati në veri të Kievit i tha CNN se është shumë e vështirë të jetosh në një vend, ku dy forcat kundërshtare mes ruse dhe ukrainase sulmojnë njëra-tjetrën për më shumë se një javë.

Vitaly Kryshtal tha se fshati i tij Nemeshaevo, rreth 20 milje në veri-perëndim të Kievit, ishte “tani mes dy zjarreve”.

Lexo më shumë  Hakerët rusë shënjestrojnë ministrat në të gjithë botën përmes WhatsAppit

Mijëra njerëz mbetën të bllokuar në zonë, pasi fshati ishte i rrethuar nga trupat ushtarake.

“Shpërthimet dëgjohen pa pushim, çdo dy ose tre minuta. Shpesh predha fluturojnë në oborret e njerëzve,” tha Kryshtal.

Njerëzit mund të largoheshin nga strehimoret vetëm për disa minuta në ditë.

“Një ditë kohët e fundit u duk se të shtënat u ndalën për 15 minuta dhe unë mund të dilja jashtë. Por sapo dola, filloi një shkëmbim zjarri i ri, më duhej të ikja përsëri në bodrumin tim.”

Rreth 1200 njerëz u evakuuan nga zona më 12 mars, por mijëra të tjerë mbeten.

Lexo më shumë  Shefi i Inteligjencës Finlandeze bën thirrje për vigjilencë të shtuar për shkak të reformave ushtarake ruse
“Shpërthimet dëgjohen pa pushim”, si është jeta

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *