Shpërthime në Kiev, u bëhet thirrje qytetarëve të qëndrojnë në strehimore
Një seri shpërthimesh janë dëgjuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev, raportoi BBC.
“Qëndroni në strehimore!” ka shkruar kryetari i Kievit, Vitaly Klischko, në Telegram.
Paralajmërimi erdhi menjëherë pasi sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë Ukrainën.
Lexo më shumë Marina franceze kap një cisternë nafte të sanksionuar në Mesdhe që lundronte nga Rusia
Këto ndodhën dy ditë pasi Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ajrore që nga fillimi i luftës.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kishte paralajmëruar se Rusia mund të nisë më shumë sulme për t’i bërë ukrainasit “të festojnë Vitin e Ri në errësirë”.
Rruga Press

