Bota

Shpërthime gjatë natës në Krime, alarm për sulm ajror në disa rajone dhe në Kiev

Shpërthime janë dëgjuar gjatë natës në pjesën perëndimore të Krimesë së pushtuar. Mediat ukrainase raportojnë se shpërthimet ndodhën në Yevpatoria, rreth 65 km në veri të Sevastopolit dhe në fshatin Chornomorske.

“Shpërthime u dëgjuan në Chornomorske gjatë gjithë natës deri në orën 5 të mëngjesit… Në Chornomorske, dritaret u drodhën nga shpërthimet në 1:54, 2:55 dhe 4:20”, thanë burimet lokale. Shpërthime u raportuan gjithashtu në Yevpatoria, një prej të cilëve u dëgjua edhe në pjesën veriore të Sevastopolit.

Po kështu sirenat e alarmit të sulmit ajror ranë mëngjesin e sotëm në rajonin e Mykolaiv, në jug të Ukrainës.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Këshilltari i rajonit të Dnipropetrovsk, njoftoi se forcat ruse sulmuan rrethin e Nikopolit në Ukrainën jugore tetë herë mbrëmë, tha këshilltari i rajonit të Dnipropetrovsk.

“Ushtria ruse sulmoi rrethin e Nikopolit tetë herë. Katër komunitete u vunë nën zjarrin e artilerisë së rëndë të armikut. Nikopolska, Marganetska, Myrivska dhe Chervonogrigorivska. Fatmirësisht, nuk pati viktima. Ndër objektivat u goditën një linjë gazi, një rrjet elektrik dhe një kompani transporti”, tha ai.

Forcat ukrainase kanë zmbrapsur më shumë se 85 sulme ruse në 24 orët e fundit në drejtimet Kupiansk në rajonin e Kharkiv dhe Lyman, Bakhmut, Adviika dhe Shakhtarsk në Donetsk, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Kievit në raportin e tij të përditshëm të situatës në fushën e betejës. Kjo është raportuar nga Kiev Independent.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Në të njëjtën kohë, Forcat Ajrore të Ukrainës kryen 11 sulme kundër bazave ruse në vend dhe forcat tokësore goditën nëntë baza dhe një zonë me një përqendrim të lartë të pajisjeve ushtarake ruse. Forcat e Kievit goditën gjithashtu dy sisteme raketore anti-ajrore ruse, një sistem elektronik (EW) dhe një depo municioni. Nga ana e saj, në 24 orët e fundit ushtria ruse ka lëshuar dy raketa, 12 sulme ajrore,  duke përfshirë dy me drone Shahed-136.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *