KryesoreLajme

Shpërthim te zyrat e reja të postës në Zveçan, s’ka të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur te zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, në minutat e parë të së martës, ka konfirmuar Policia e Kosovës. Siç bëhet e ditur, nga detonimi nuk ka pasur të lënduar, ndërsa ka dëme materiale.

“Kemi informacion për një detonim që është dëgjuar te ndërtesa e postës në Zveçan rreth orës 00:30”, ka njoftuar zëvendëskomandanti i Policisë në veri, Veton Elshani, pas mesnatës.

Lexo më shumë  Kurti: 3.5 milionë euro investime për qendrat kulturore në Rahovec dhe Mamushë

Ai ka thënë se nuk është raportuar për të lënduar.

Ndërkaq, siç ka shkruar mediumi lokal në gjuhën serbe, “kossev.info” objektit i janë thyer xhamat. Ky medium ka raportuar se dhjetëra policë kanë qëndruar në vend të ngjarjes, bashkë me ekipet e deminimit. Mediat kanë mësuar se këto ekipe kanë kryer shpërthim të kontrolluar të një pajisjeje tjetër eksploduese, të hedhur brenda objektit.

Në këtë ndërtesë ishte vendosur shenja e Postës së Kosovës vetëm pak ditë më parë.

Deri në mbylljen nga autoritetet e Kosovës vitin e kaluar, aty operonte Banka e Kursimeve Postare serbe.

Rruga Press

YouTube player