Bota

Shpërthim në fabrikën e çmontimit të armëve në Rusi, 17 viktima

Një shpërthim në një fabrikë çmontimi armësh në Rusi të premten u mori jetën 17 personave, thanë zyrtarët rusë. Sipas Reuters, të gjithë punëtorët e turnit ishin brenda godinës kur ajo shpërtheu, në fshatin Lesnoy, në rajonin perëndimor Ryazan.

Zyrtarët që po hetojnë ngjarjen besojnë se shpërthimi nisi në një prej magazinave të barutit, tha ministria e Emergjencave. Guvernatori i rajonit deklaroi se 25 tetori do të jetë ditë zie në Ryazan, ndërsa apeloi për më shumë masa sigurie për punëtorët.

Lexo më shumë  Pentagoni: Ukraina mund të hedhë raketa amerikane në Rusi, sa herë që sulmohet

Hetuesit thanë se do të kontrollonin nëse ishin marrë të gjitha masat e sigurisë në fabrikë, ndërkohë po planifikojnë edhe inspektime të befasishme për të kontrolluar sigurinë në fabrika të tjera të ngjashme në të gjithë vendin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *