Bota

Shpërthim i fuqishëm në Krime, pamjet tregojnë momentin kur depoja e municionit të ushtrisë ruse përfshihet nga zjarri

Video të ndryshme po qarkullojnë në internet nga pjesë e okupuar nga rusët në Ukrainë – përkatësisht në jug dhe juglindje të këtij vendi.

Transmetuesi ukrainas Nexta, ka publikuar një video të një shpërthimi tejet të fuqishëm në Krime.

Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, përbri videos së publikuar ka shkruar se hidhet në erë depoja e municionit të ushtrisë ruse.

Lexo më shumë  Moska kërcënon shtetet baltike, duke pretenduar se ato ndihmojnë Ukrainën të sulmojë Rusinë

Një zyrtar pro-rusë në Krime i identifikuar si Sergey Aksionov, ka thënë se ka shkuar me urgjencë në fshatin Majskoj në afërsi të Jankojit, raporton The Guardian.

E shpërthime të tilla në rajonet e okupuara të Ukrainës nga ushtria ruse, janë shpeshtuar ditëve të fundit. Këtë e konfirmojnë aksione të shumta ushtarake të ukrainasve që kanë filluar me kundërsulme.

Lexo më shumë  Izraeli vazhdon ofensivën në Liban, mbi 20 sulme ajrore gjatë natës, Bejruti nuk gjen qetësi

Madje presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fillim të muajit është zotuar, se as edhe një pëllëmbë tokë e Ukrainës nuk do të lihet në duart e rusëve – duke premtuar se vendet që kontrollohen nga Moska do të rikthehen.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *