Shpërthen agjenti i Lewandowskit: Topi i Artë 2021 nuk i përket Messit. Klienti im nuk u vodh, por…
Robert Lewandowski bëri një postim mbrëmjen e djeshme, duke treguar përulësi ndaj rivalit të tij Lionel Messi që triumfoi mbi polakun për garën e Topit të Artë.
Por për t’iu bashkuar polemikave, ka menduar dhe agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi i cili në një intervistë për ‘’TZ’’ është shprehur se klienti i tij nuk u ‘’vodh’’, por polaku e meritonte ta fitonte çmimin.
“Urime për Lionel Messin: një lojtar mbresëlënës dhe një legjendë e përjetshme e futbollit. Por Topi i Artë 2021 nuk i përket Messit, jo këtë herë. Topi i Artë është i Robert Lewandowskit.
Nuk është vjedhur, por ai është njeriu që e meriton. Prandaj nuk është çudi që disa qindra milionë tifozë e kanë të vështirë të besojnë rezultatin e kësaj ngjarje prestigjioze futbolli”, ishin fjalët e Zahavit.
Rruga Press