BallinaLajme

Shpërndanin kokainë dhe heroinë nëpër Tiranë, arrestohen 2 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, Ismail Alushi 57-vjeç dhe Franc Gurraj 24-vjeç, pasi akuzohen se shpërndanin heroinë dhe kokainë në kryeqytet.

Mbi 2 personat rëndon vepra penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune hetimore disa mujore, bënë ndalimin e shtetasit:

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

I.A., 57 vjeç, pasi në rrugën “Zef Serembe”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 500 doza me lëndë narkotike heroinë, shuma të konsiderueshme parash, 1 automjet, 1 aparat celular dhe 1 DVR.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. G., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij të marrë me qira në zonën e Astirit u gjetën 34 doza me lëndë narkotike kokainë si dhe një sasi me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe 1 aparat celular”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Rruga Press

YouTube player