Bota

Shpenzimet ushtarake botërore shënojnë rekord

Shpenzimet ushtarake botërore kanë tejkaluar shifrën prej dy trilionë dollarë për herë të parë në vitin 2021, thuhet në raportin që është publikuar të hënën nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI).

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë shpenzuar më shumë se vendet tjera për ushtrinë e tyre në vitin 2021 apo 52 për qind nga totali i shpenzimeve globale të mbrojtjes, raportoi DW-ja.

Edhe Rusia ka shënuar një rritje të shpenzimeve në vitin para se të niste luftën në Ukrainë.

Shpenzimet totale globale të mbrojtjes arritën në 2.113 trilionë dollarë, që është për 0.7 për qind më shumë se në vitin 2020 dhe 12 për qind më shumë se më 2012, sipas institutit kërkimor për paqe.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Kjo ka shënuar vitin e shtatë radhazi të rritjes së shpenzimeve. Të dhënat tregojnë se ndikimi ekonomik i pandemisë nuk ka ulur kostot ushtarake.

“Edhe në mes të pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19, shpenzimet ushtarake botërore arritën nivele rekord”, ka thënë Diego Lopes da Silva, studiues i Programit të Shpenzimeve Ushtarake dhe Prodhimit të Armëve të SIPRI-t.

Përveç SHBA-së dhe Kinës, ndër pesë shpenzuesit më të mëdhenj ushtarakë në vitin 2021 janë edhe India, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia, të cilat së bashku përbëjnë 62% të shpenzimeve totale.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Rritja ruse në këto shpenzime u ndihmua nga çmimet më të larta për eksportet ruse të karburantit dhe erdhi në një kohë që ajo po përgatitej të pushtonte Ukrainën.

Shpenzimet ushtarake të Ukrainës janë rritur me 72% që nga aneksimi i Krimesë më 2014. Ajo shpenzoi 5.9 miliardë dollarë në vitin 2021.

Shpenzimet totale ushtarake në Evropë në vitin 2021 arritën në 418 miliardë dollarë, që i bie për 3 për qind më shumë se në vitin 2020 dhe 19 për qind më shumë se më 2012.

Gjermania, shpenzuesi i tretë më i madh pas Britanisë së Madhe dhe Francës, shpenzoi 56 miliardë dollarë për ushtrinë e saj më 2021.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *