Lajme

Shpendët në lagunat dhe liqenet në vend janë shtuar gjatë 2021

Në liqenet dhe lagunat në vend është konstatuar një rritje e numrit të shpendëve.

Rreth 60 specialistë të “birdwatching” kanë numëruar shpendët në mbi 18 ligatina në të gjithë vendin, në kuadër të censusit kombëtar që po zhvillohet.

Nga të dhënat paraprake, në qarkun e Shkodrës paraqitet një prani e shtuar e shpendëve ujorë në të gjithë territorin

E veçantë për këtë vit ishte prezenca e pelikanit kaçurrel në Lagunën e Vilunit, si edhe e zhytësit të mesëm me çafkë, të cilët nuk janë hasur më parë në këto habitate.

Sipas biologëve, prezenca e shpendëve varet nga kushtet klimaterike dhe aktiviteti njerezor, si gjuetia, peshkimi apo prishja e habitateve, si edhe nga mungesa e ushqimit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Nga monitorimi në Vlorë ka rezultuar se janë 40 lloje shpendësh, ku më specifike mbeten flamingot dhe pelikani kaçurrel. Sipas specialisteve, ky vit ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të shpendëve.

Në Lagunën e Nartës, të Orikumit, në liqenin e Butrintit dhe në lagunën e Kallendës, në krahasim me vitin e vjetshëm shikohet një përmirësim i numrit shpendëve.

“Krahasuar me vitin 2021 ku numëroheshin rreth 15 mijë individë ka një rritje të numrit, duke mos lënë mbas edhe Flamingon që njihet si simbol i Lagunës. Kjo lagune ka përreth 40 lloje shpendësh, më të zakonshmet janë disa lloje rosash, sqepbiza, por edhe pelikani kaçurrel që njihet si vizitor i zonës dhe nga vrojtimet e kryera kemi një shtim të numrit”, tha Artion Seferi, specialist i ADZM.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Laguna e Nartës është laguna e dytë më e madhe në Shqipëri për nga rëndësia, pas lagunës së Karavastasë. Në këtë lagunë jetojnë rreth 20 mijë shpendë të mbi 40 llojeve. Kjo lagunë shërben si vend ushqimi edhe për pelikanin kaçurrel.

Pas vitit 1997, në Shqipëri flamingot dhe shpendët e tjerë të mbrojtur filluan shtegtimin masiv për shkak të gjuetisë së paligjshme. Në vitin 2016 qeveria vendosi të ndalojë gjuetinë me anë të një moratoriumi.

Rruga Press

YouTube player