Lajme

Shpejtësi, drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe pa patentë/ Bilanci i policisë në 24 orët e fundit: 9 shoferë përfundojnë në pranga, 45 leje drejtimi pezullohen

Policia Rrugore ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit, duke bërë me dije se 9 shtetas janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo leje drejtimi.

Në një njoftimin e saj për mediat, policia thekson se janë pezulluar 45 leje drejtimi, nga të cilat 32 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 78 km/h në qendrat e banuara deri në 179 km/h në rrugën interurbane Vlorë-Fier, si dhe 13 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Lexo më shumë  Tre inspektorët e ATK-së të arrestuar për ryshfet mbështetës të PDK-së, foto me ish-ministra dhe deputetë të PDK-së

Po ashtu, janë dhënë 1890 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë se jetës në rrugë.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

Lexo më shumë  Kurti në Gjilan: 500 mijë zemrat sjellin jo vetem Kuvend të ri dhe Qeveri të re, por edhe Prokurori të re, që i ndjek kriminelët e të gjitha ngjyrave

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *