KryesoreOpinion/Aktualitet

Shpejt kaluan katër vjet!

Nga Hysamedin Feraj

Shpejt kaluan katër vjet!

• Shpejt kanë nis me thënë: bukën, qumështin dhe vajin, i kishim më lirë në kohën e Serbisë e të PRONTO mafisë sesa të Albin Kurtit. Lufta kundër kontrabandës, kundër korrupsionit e zhvatjes nuk hahet!
Këta janë nostaligjikët e regjimit të shkuar, ata që kanë shpresuar se meqë idhujt e tyre e kanë bërë, atëherë secili mund të blej një ari tokë me tre euro, ose secili mund ta blej sot me pesë e ta shes nesër me pesëmijë.
• Shpejt kanë nisë me thënë se pavarësia, reciprociteti dhe dinjiteti i shtetit janë vendosë nga Albin Kurti, por këto nuk hahen dhe qeveria duhet ta lë politikën e t’i zgjidh hallet e përditshme të qytetarëve.
Këta janë antipolitikët e shoqërisë “civile”, nostalgjikët e qëndrimit të urtë ndaj Serbisë sepse përndryshe na rritet çmimi i lirisë.
• Shpejt kanë nisë me thënë: pisllëkun e bërë pirg për 20 vite Albini nuk e ktheu menjëherë në prig me ar të pastër.
Këta janë fantazistët që e kanë ngatërrruar Albin Kurtin me Albus Dumbeldorfin, magjistarin e romanit fantastik “Harry Potter”. Sipas deluzionit të tyre, ashtu si Albusi, Albini duhej që me shkopin magjik atë ç’ka premtuar ta bëj për katër vite ta bënte për të katërtën e sekondës. Dhe deluzionin e tyre mund ta vuaj Kosova.
• Fatmirësisht ndërgjegjet e tilla nostalgjike, antipolitike dhe deluzive janë vetëm të zhurmshme sepse zotërojnë medie, por jo aq të përhapura sa ta pengojnë shtetndërtimin e Kosovës.
Republika do të shtrihet edhe në komuna!

Lexo më shumë  Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *