Opinion/Aktualitet

Shovinistëve klerikal-fashistë, narcisoid, psikopatik, sadistë dhe mafioz ballkanik po u vjen fundi

Shkruan Lirim Gashi

Në një anketë respektivisht sondazh të cilin e ka organizuar para tre ditësh Televisioni boshnjak BN në Banjallukë, vetëm çdo i dhjeti kalimtar i rastit në sheshin kryesor, e përkrahte politikën luftë-nxitëse të Dodikut, sepse pothuajse të gjithë e kishin kuptuar lojën e tij egoiste dhe dinake me jetët e njerëzve të të gjitha nacionaliteve, moshave, gjinive, profesioneve, ideologjive, religjioneve, shtresave sociale dhe orientimeve seksuale.

Nuk e di se si, por unë këtë epilog të aventurave të tij eksperimentale të natyrës psikopatike, klerikal-fashiste, sadiste dhe narcisoide e kam paraparë pa e bërë kurrë asnjë sondazh në asnjë shesh të botës dhe madje pa qenë i informuar si duhet se çfarë mendojnë njerëzit në Bosnjë dhe Hercegovinë për liderucet e tyre.

Sepse më ka mjaftuar analiza të cilën e kam projektuar në vetën e parë, për ta kuptuar se si do të veproja unë si viktimë e politikës primitive dhe gllabëruese ballkanike, nëse do të më jepej mundësia për t’ua dhënë hakun e merituar politikanëve primitiv, kriminal dhe gllabërues ballkanik, për keqbërien e tyre shumë dimensionale në njëzet vitet e fundit.

Lexo më shumë  Pozicionimi i Perëndimit ndaj Serbisë, qëndrimi i opozitës dhe  Sindromi i Fregolit

Sepse shumica e qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës e kanë vërtetuar se politikanët shovinistë, klerikal-fashistë dhe mafiozë, fëmijët e tyre i kanë mbajtur me lekët e plaçkitur prej tyre, jo vetëm larg vijave të frontit, por edhe në pushimoret, shtëpitë publike dhe diskotekat më të bukura të perëndimit, lindjes, veriut dhe jugut.

Prandaj i qëndroj pa asnjë mëdyshje besnik prognozës sime, se nacionalistëve dhe shovinistëve klerikal-fashistë, narcisoid, psikopatik, sadistë dhe mafioz ballkanik po u vie fundi.

Në të njëjtën kohë jam i sigurt se nëse nesër mbahen zgjedhjet e reja në Bosnjë dhe Hercegovinë Bakir Izetbegoviq, Milorad Dodik dhe ndoshta edhe Dragan Çoviq do të pësojnë humbje të thellë.

Një ashtu jam i sigurt se edhe në Serbi gatishmëria e popullit për luftë e ka mbërritur pikën më të ulët në histori, sepse mundësia e shtuar për informim të pa censuruar nga rrjetet sociale e ka bërë të vetën.

Lexo më shumë  Shteti bektashi ka planifikuar rrëmbimin e Mësonjëtores së Korçës

Prandaj jam shumë i sigurt se politikanët e kalibrit primitiv, feudal, mashtrues, manipulues, kleptoman, mafioz, kleptokrat dhe kuisling si Thaçi, Veseli, Mustafa, Rama, Ahmeti, Abazoviq dhe sejmenët e tyre do ta ndiejnë shumë shpejtë mllefin e popullit të vetëdijësuar në lëkurën e tyre.

Aspak më mirë nuk do të kalojnë as politikanët e popujve dhe shteteve fqinje të të njëjtit format si Vuçiq, Vulin, Izetbegoviq, Dodik, Çoviq e kështu me radhë.

Unë për veten time mezi pres t’i shoh në kanta të berllokut me të katërtat përpjetë.

E madje edhe me sy të shkyer dhe bebza të fshehura nën qerpikë si ato të vampirëve që e shikojnë por nuk e shijojnë dritën e diellit.

Sepse aq shumë njerëz të pafajshëm kanë marrë në qafë, saqë edhe qielli do të na urrente në qoftë se nuk do të kërkonim prej tyre përgjegjësi dhe llogaridhënie.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *