Shorti i Champions League vendos pëballë gjigandët Bayern-Man. City, ja si duken ndeshjet çerekfinale
Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi nuk do të ketë punë të lehtë në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Reali, do të përballet me skuadrën e Chelseat për një vend në gjysmëfinale. Të premten, në selinë e UEFA është tërhequr shorti për ndeshjet çerekfinale të Championsit.
Po ashtu, dueli tjetër çerekfinal, ai ndërmjet Manchester Cityt dhe Bayern Munichut, do të jetë përplasje mes dy ekipeve që gëzojnë aktualisht formë të jashtëzakonshmenë, duke u konsideruar si finale e parakohëshme.
Në çerekfinale, do të kemi edhe përballje të dy skuadrave nga Serie A. Lideri aktual i kampionatit italian, Napoli do të përballet me kampionin në fuqi të Italisë, Milanin, me ndeshjen e parë që zhvillohet në stadiumin “San Siro”.
Ndërkohë, punë paksa më të lehtë në këtë fazë duket sikur ka skuadra e Interit, që do të përballet me Benfican.
Ndeshjet e parë çerekfinale, do të zhvillohen më 11-12 prill, ndërsa ato të kthimit pas një jave.
Po ashtu, të premten janë bërë të ditura edhe çiftet e ndeshjeve çerekfinale, të cilat do të luhen më datat 9-10 dhe 16-17 maj.
Fituesi i duelit çerekfinal ndërmjet Milanit dhe Napolit, do të përballet me atë të Interit dhe Benficas.
Real Madridi apo Chelsea, do të përballen me fituesin e ndeshjes mes Cityt dhe Bayernit. Finalja e Championsit këtë sezon, do të luhet më 10 qershor në Stamboll.
Çiftet çerekfinale:
Real Madrid – Chelsea
Inter – Benfica
Man City – Bayern
Milan – Napoli
Rruga Press