BallinaLajme

Shoqata e Gazetarëve Europiane thirrje policisë: Lironi menjëherë kolegun Xhoi Malësia!

Shoqata e Gazetarëve Europiane seksioni shqiptar, shpreh shqetësimin e thellë për arrestimin e gazetarit Xhoi Malësia nga policia ndërsa ishte duke ushtruar detyrën e gazetarit dhe po raportonte nga protesta.

AEJ i bën apel policisë ta lirojë në mënyrë të mënjehershme kolegun Malësia dhe të fillojë një hetim të thellë për këtë ngjarje të rëndë, që fatkejsisht po ripërsëritet.

Lexo më shumë  ​Vitia: Më 1 shkurt do të hyjë në fuqi lista zyrtare e çmimeve të produkteve medicinale

AEJ shpreh shqetësimin për një klimë të thellë armiqësore ndaj punonjësve të medias që janë evidentuar në dhunë verbale dhe fizike nga drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Për episodet e fundit AEJ do të informojë edhe institucionet europiane që mbrojnë lirinë e medias.

YouTube player