Shoferi shqiptar me autobusin pa një rrotë, ndalohet…
Një 32-vjeçar, shofer nga Kosova, është ndaluar nga policia në një autostradë të Sllovenisë, pasi po e drejtonte autobusin pa një rrotë. Policia u njoftua për rastin nga pjesëmarrësit tjerë në trafik.
Siç ka bërë të ditur policia në Slloveni, 32-vjeçari u gjobit me 400 euro.
Autobusit po i mungonte njëra rrotë në krahun e majtë, në aksin e tretë. Siç raportohet, shoferi nga Kosova nuk ka shpjeguar se përse ishte pa një rrotë autobusi që ai drejtonte.
Procedurë është iniciuar edhe ndaj kompanisë së udhëtimit.
Rruga Press