Art & Kulturë

Shkurtë Aliu kujton babanë: Sot vallëzova për ty, Gagë

Sot, në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta, kryevalltarin e Karadakut, Hamit Aliun e ka përkujtuar vajza e tij, Shkurtë Aliu, regjisore.

Një vit pa ty Gagë!

Vështirë qenka ta pranosh ikjen e njeriut që asgjë nuk kurseu për një të ardhme më të ndritshme për ne. Sot të kujtuam pak më ndryshe se akademitë e zakonshme, vallëzuam ashtu siç do të doje ti. Kjo është hera e parë që në skenë vallëzova pa TY dhe këtë e bëra për TY.

Pusho i qetë shpirti i bardhē!

Hamit Aliu (05.01.1947- 20.03.2021) ka punuar për shumë vite në shkollën “Bajram Curri” në Shurdhan dhe njëherësh ishte edhe themelues i Ansamblit të këngëve dhe valleve autoktone burimore “Bajram Curri”.

Hamiti do të kujtohet për shpirtin e tij prej artisti të madh, e që mbajti gjallë vlerat arsimore, kulturore dhe artistike dhe me tërë forcën e tij punoi për ruajtjen dhe kultivimin e këtyre vlerave në Karadak e në Kosovë.

Hamiti do të kujtohet ambasadori i pa shoq për njohjen dhe shpërndarjen e kësaj trashëgimie kulturore, jo vetëm tek brezat e rinj në Karadak e Anamoravë, por edhe në trevat kombëtare e ndërkombëtare.

Hamiti do të kujtohet si një ndër vallëtarët më të mirë në gjithë Shqiptarinë.

Ai përfaqësoi me dinjitetin më të lartë shkollën, ansamblin, Gjilanin dhe Kosovën në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare.

Hamiti do t’i mungojë gjatë skenës së festivaleve dhe logut të valleve, ku shkëlqente me elegancë dhe kreativitet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *