Bota

Shkrirja e akullnajave, deri në 2050-ën rritet niveli i detit me gjysmë metri po s’pati masa

Një studim nga autoritetet amerikane për oqeanet dhe atmosferën ka paralajmëruar një skenar katastrofik nëse nuk merren masa të menjëhershme për ngrohjen globale. Sipas tyre, me këtë ritëm ngrohjeje, brenda 2050-ës do të kemi nivele detesh 30 centimetër më të lartë, që do të sillte përmbytje dhe tajfune të pafundme.

Një studim i fundit nga disa prej instituteve më prestigjoze amerikane për situatën e ndryshimeve klimatike dhe ndikimin e saj në dete dhe oqeane, parashtron rrezikun se niveli i deteve që lagin Amerikën do të rritet me gjysmë metri nëse nuk merren masa që sot.

Për shkencëtarët kjo është një katastrofë mjedisore, sepse nënkupton shuarjen e qyeteve të tëra dhe ndryshime të forta klimatike, që mund të sjellin tajfune, tornado dhe përmbytje me kosto në jetët njerëzore dhe qindra miliarda dollarë dëme për xhepat e qytetarëve.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Sipas shkencëtarëve, kjo rritje e madhe e nivelit të detit do të thotë se qytetet si Miami  do të përjetojnë përmbytje më të dëmshme në dekadat në vijim. Në nivel kombëtar, raporti parashikon që përmbytjet bregdetare të ndodhin 10 herë më shpesh deri në vitin 2050.

Gazrat serë nga përdorimi i karburanteve fosile bashkë me aktivitete të tjera njerëzore bëjnë që temperatura mesatare të sipërfaqes së Tokës të rritet, veçanërisht në shtresat e sipërme të oqeanit. Rezultati është që oqeani përmbyt më shumë tokë.

Faktori tjetër kryesor në rritjen e nivelit të detit është shkrirja e akullnajave. Atop o zvogëlohen me ritme më të shpejta sesa sistemet natyrore mundet t’i zëvendësojnë.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Kur akulli shkrihet, ai ujë derdhet në oqean, duke shtuar sasi të reja uji në oqean dhe duke rritur masën totale të oqeanit. 

Aktualisht, shtresat e akullit polar në Grenlandë dhe Antarktidë mbajnë miliarda ton ujë, saqë nëse ato do të shkriheshin plotësisht, do ta ngrinin nivelin global të detit  60-70 metra – afërsisht sa Statuja e Lirisë.

Shkencëtarët bëjnë thirrje për marrje të menjëhershme të masave, pasi, sipas tyre, edhe kur emetimet e gazrave serrë të bien, niveli i detit do të vazhdojë të rritet, sepse shtresat masive të akullit në Grenlandë dhe Antarktidë do të vazhdojnë të shkrihen dhe do të duhet një kohë shumë e gjatë për të arritur një ekuilibër të ri. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *