Bota

Shkrirja e akujve në Arktik, NASA në alarm: Po zvogëlohet shumë sipërfaqja e akullnajave

Shkencëtarët e NASA-s janë alarmuar për shkak të shkrirjes së akullnajave në Arktik. Sipas tyre këtë vit kemi një sipërfaqe prej 300 mijë kilometër katror që nuk ngriu në Arktik për shkak të ngrohjes globale. Shkencëtarët bëjnë apel që njerëzimi t’i dëgjojë këto kambana alarmi për jetën në Tokë, sepse nesër do të jetë vonë.

Shkencëtarët e NASA-s kanë publikuar pamjet tejet shqetësuese për zvogëlimin e hapësirave akullnajore në zonat polare të Tokës. Sipas tyre, vetëm këtë vit kemi humbur me qindra mijëra kilometër katror sipërfaqe akullnajore.

Për ekspertët këtë vit kemi 300 mijë kilometër katror më pak sipërfaqe akullnajore në Arktik, një ndër më të ulëtat të regjistruara ndonjëherë.

Kjo vjen për shkak të rritjes së temperaturave globale, dhe për shkencëtarët nuk është bërë cikli i plotë që të shtohet sipërfaqja akullnajore në Arktik.

Lexo më shumë  Kaos në Gjeorgji, presidentja u bashkohet protestuesve duke bërë thirrje për zgjedhje të reja

Zakonisht, akulli i detit Arktik përhapet në masën më të madhe në mars dhe zvogëlohet rreth shtatorit – dhe anasjelltas në Anktartidë. Faktet tregojnë se sipërfaqja akullnajore nuk po përhapet sepse ngrohja globale pos jell nxehtësi më të madhe në oqeane.

Akullnajat në Pole janë të rëndësishme për jetën në Tokë, sepse i mbajnë rajonet polare të freskëta, dhe ndihmojnë klimën e moderuar globale. 

Për shkencëtarët e klimës, ngrohja golbale dhe shkrirja e akullnajave ka efekte të tmerrshme në mbarë botën për shkak se erërat dhe rrymat e oqeanike janë drejtëpërdrejt të lidhura me Arktikun dhe Antarktidën.

Mosmarrja e masave të menjëhershme për ngrohjen e shkaktuar nga aktivitetet njerëzore, të tilla si emetimi i dioksidit të karbonit që shkakton rritjen e temperaturave, ka pasoja të jashtëzakonshme për jetën e njerëzve në Tokë. 

Analiza e NASA-s tregojnë se Arktiku po ngrohet rreth tre herë më shpejt se rajonet e tjera. Për shkak të këtyre ndryshimeve të shpejta dhe mosmarrjen e masave, tajfune, përmbytje dhe thatësira do të kaplojnë rajone të gjera në mbarë botën.

Lexo më shumë  Kaos në Gjeorgji, presidentja u bashkohet protestuesve duke bërë thirrje për zgjedhje të reja

Një tjetër studim që janë përfshirë shkencëtarë të shumtë është edhe lidhja mes shkrirjes së akullit polar në Antarktidë, Arktik dhe Grenlandaë dhe shtrembërimit të kores së Tokës. Ekipi po analizon të dhënat satelitore mbi humbjet e akullit polar nga viti 2003-2018 për të modeluar ndikimin që rezulton në lëvizjet e kores.  

Ata kanë zbuluar se shkrirja e akullnajave të Arktikut dhe Grenlandës bëri që toka të zhvendosej horizontalisht në pjesën më të madhe të hemisferës veriore dhe deri në 0.3 mm në SHBA. Kjo lëvizje ka pasoja për jetën e njerëzve në Tokë, ndërsa shkencëtarët apelojnë për masa të menjëhershme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *