KryesoreLajme

Shkon në 80 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për të votuar. Sot dita e fundit

Kur kanë mbetur vetëm edhe 1 ditë deri në përfundimi të regjistrimit të votuesve nga jashtë Kosovës, numri i tyre tashmë ka shkuar në 80 mijë kërkesa për regjistrim. Në bazë të të dhënave që ka paraqitur Lëvizja VETËVENDOSJE! në faqen e saj zyrtare në facebook.
Dëtëve të fundit është intensifikuar numri i të regjistruarve për të votuar me postë.
Të gjithë qytetarët që kanë shtetësi të Kosovës mund të aplikojnë kudo që ndodhen nëpër botë për të votuar me postë apo edhe në ambasadat dhe konsulatat e Republikës së Kosovës. Aplimikimi mund të bëhet përmes faqes së KQZ-së në këtë link: http://diaspora.kqz-ks.org
KQZ ka treguar që në procesin e aplikimit, qytetarët duhet të fotografuar duke mbajtur në dorë dokumentin e identifikimit.Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt të 2025.Janë 28 subjekte politike, të cilat kanë aplikuar për certifikim në Zgjedhje, nga data 01.09.2024 deri në përfundim të afatit, më 11.12.2024.Sipas KQZ-së, prej tyre: 20 janë parti politike, 5 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme më 09.02.2025 është 209,878.Në zgjedhjet e 9 shkurtit do të votohet në 942 qendra të votimit.Ka shkuar në 80 mijë numri i qytetarëve të regjistruar për të votuar ngelektronike

Lexo më shumë  Më shumë se 200 mijë shtëpi në Bosnje pa energji elektrike

Rruga Press

YouTube player