Lajme

Shkollat publike pa ujë të pijshëm për nxënësit

Në shkollat publike shqiptare nuk ka çezma të dedikuara nga ku fëmijët mund të pinë ujë pa pagesë.

Në një urdhër të përbashkët, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit kanë përcaktuar se nxënësit duhet të kenë qasje në çdo kohë në ujë të pijshëm të freskët dhe ai të jetë falas.

Në shkolla të vetmet çezma me ujë janë ato në tualete. Në një pjesë të rasteve, sipas fëmijëve uji nuk mund të konsumohet, e në raste të tjera uji mungon tërësisht në tualete.

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

“Po ka ujë po nuk është i pijshëm”, thotë një nxënës.

“Na japin ujë të pijshëm, po ndonjëherë është edhe i zi (uji) në tualet”, thotë një tjetër.

Situata është më problematike në shkollat e fshatrave, pasi herë pas here mungon uji i rrjedhshëm në tualete.

Fëmijët thonë se e marrin me vete ujin e pijshëm, dhe se nuk futen nëpër tualete për shkak të papastërtisë.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

“E marr ujin nga shtëpia dhe nuk shkoj në tualet, ngaqë janë shumë të pista”, shprehet një tjetër nxënës.

Në të tilla kushte ky vendim nuk është i zbatueshëm. Madje, disa nga drejtuesit e shkollave nuk janë në dijeni të kësaj rregulloreje të miratuar nga qeveria.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *