Shkolla të amortizuara në Kukës, në fshatin Kodër Lumë ndërtesa nuk ka dritare dhe as dyer, nxënësit: Në dimër marrim dru nga shtëpia
Kjo gjë ka ndodhur edhe me shkollën e fshatit Kodër Lumë, i cili ndodhet rreth 5 kilometra larg qytetit të Kukësit.
Shkolla të shumta në zonat e thella të Kukësit janë amortizuar nga mungesa e investimeve. Kjo gjë ka ndodhur edhe me shkollën e fshatit Kodër Lumë, i cili ndodhet rreth 5 kilometra larg qytetit të Kukësit.
Mungesa e dyerve, dritareve, xhamave e deri tek bankat e tualetet ka bërë që shumë nxënës të studiojnë në shkolla të tjera.
“Mësojmë në këto kushte, kur nuk jemi ne në shkollë vijnë thyejnë xhamat. Ka klasa që nuk ka mësues, janë vetëm 3 klasa. Dimrit marrin dru nga shtëpia”, tha një nxënës, i pyetur nga fax web./fax/