“Shkojmë kudo, s’e ndalim hapin”, TKZ “pushtojnë” Pragën
Prej vitesh, lojtari më i mirë i Shqipërisë kanë qenë pa diskutim tifozët kuqezi.
Zhgënjen apo jo ekipi në fushë, në tribuna spektakli ka qenë gjithnjë i garantuar, kurrë në asnjë rast nuk kanë zhgënjyer, kështu pritet të jetë edhe këtë herë, në dy sfidat e shtatorit.
Ndaj Polonisë askush nuk kishte dyshime për këtë pasi biletat “avulluan” pak ditë pasi dolën në treg, por Sylvinho dhe të besuarit e tij do të kenë një mbështetje të zjarrtë edhe në Pragë.
Afro dy mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm në stadium ditën e enjte ndërsa një pjesë e tyre janë nisur në orët e para të së mërkurës.
“Grupi i parë nga nëna Shqipëri u nis. Shkojmë kudo, s’e ndalim hapin”, shkruajnë grupi TKZ në rrjetet e tyre sociale.
Rruga Press