KryesoreLajme

Shkodër, 220 biznese falimentuan në 2024, Kreu i BSPSH, Tuka: shpopullimi faktor

Shkodra është një nga rajonet më të varfëra dhe më të goditura nga shpopullimi në vend. Këto shkaqe janë dhe faktorët që kanë çuar në falimentimin e të paktën 220 sipërmarrjeve, kryesisht biznese të vogla dhe të mesme gjatë vitit 2024. Kreu i Bashkimit të Sindikatave në Shkodër Albert Tuka paralajmëron protesta për situatën e vështirë që po kalon rajoni verior.
220 biznese kanë falimentuar në rajonin e Shkodrës gjatë vitit 2024. Shifra bëhet e ditur nga kreu i Bashkimit te Sindikatave te Pavarura ne Shkodër, Albert Tuka. Ai thotë se arsyet janë nga më të ndryshmet, si shpopullimi, rënia e fuqisë blerëse dhe rritja e çmimeve.

Lexo më shumë  Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi

Tuka thekson se papunësia ka arritur në shifra më të larta, ndërkohë qeveria shqiptare nuk përdori politika fiskale të zbutura për të shmangur falimentimin e bizneseve.

Sipas Tukës, Shkodra vijon të mbetet rajoni më i varfër në Shqipëri, ndërkohë paralajmëroi nisjen e protestave…

Rajoni i Shkodër është një nga më të prekurit nga shpopullimi duke sjellë pasoja direkte për ekonominë, përfshi edhe falimentimin e bizneseve.

Lexo më shumë  Protestat rrëzojnë qeverinë në Bullgari, jep dorëheqjen kryeministri

Rruga Press

YouTube player