Lajme

Shkërmoqen institucionet/ Qeveria shqiptare i ofron NATO-s motrën e vrasësit me pagesë

Agjensia CNA ka publikuar sot një dokument ekskluziv, i cili tregon se motra e Nuredin Dumanit, Xhuljana Dumani është pajisur me certifikatë sigurie nga DSIK, transmeton Rruga Press.

Zonja në fjalë, mund të punonte në çdo strukturë të shtetit patjetër, se mund të ketë eksperiencë, shkollë e të gjitha, por kurrësesi në një strukturë sekretesh, pasi këtë e ndalon ligji.

Që të marrësh certifikatën e DSIK-së, duhet të vërtetosh pastërtinë e figurës dhe të kontrollohet trungu i familjes. Ndërkohë që, zonjusha në fjalë, ka pasur vëllain me probleme, të shpallur në kërkim prej kohësh, pra jo të arrestuar tani së fundi.

Pasi procedura është ndjekur për një afat të gjatë. Nga ana tjetër, është çuar motra e Nuredin Dumanit nga ministrja Olta Xhaçka, fillimisht në kabinetin e saj, më pas është marrë është çuar në zyrën kryesore, ku kalojnë të gjithë informacionet e klasifikuara, të gjitha sekretet që vijnë nga ambasadat, nga institucionet ligjzbatuese, nga marrëdhëniet me ndërkombëtarët apo edhe NATO.

Shumë struktura janë përfshirë në këtë skandal, pasi nuk është vetëm një qokë e bërë nga ministrja Xhaçka kur ka qenë e deleguar në Dibër, sepse ndoshta i duhej Dumani për disa vota.

Ndoshta i bëhej  vrasësit një qokë që nesër t’i kthehej në benefit politik, por Olta Xhaçka, ka futur në institucion dhe punësuar në një strukturë delikate motrën e një vrasësi. Nuk ndalohesh të punësohesh nga biografia, aspak, por nuk nuk mund të punësohesh dhe të jesh në të tilla zyra. Pasi ka bërë stazhin në kabinetin e Olta Xhaçkës, Xhuljana Dumani ka shkuar në një nga zyrat më delikate të Ministrisë së Jashtme.

Lexo më shumë  Përurohet aparatura moderne për fertilizimin e asistuar në QKUK

Por kush janë institucionet e përfshira në skandal?

Që të marrësh certifikatën e DSIK-së, një institucion që është direkt në varësi të Kryeministrisë, ka disa hapa dhe shumë procedura. DSIK nuk merret dot nga çdokush, por duhet të verifikohesh.

Verifikohesh personalisht, trungu jot, vëllezërit, motrat, rrethi i afërt familjar, kontaktet e të tjera si këto.

DSIK-ja ka çuar me qindra letra në Vetting dhe ka zbuluar se, prokurorë e gjyqtarë duhet të ikin se kanë pirë kafe me filan person apo kanë lidhje të papërshtatshme me “Y” person, apo ka shkuar në filan vdekje, apo vëllai ka kryer një vepër penale është përplasur me dikë me thikë, dhe kanë ikur. Pse? Sepse ky është standart.

Ndërsa motra e Dumanit merr certifikatë nga DSIK-ja. Në skandalin e Olta Xhaçkës, jo vetëm për punësimin, por për emërimin në një strukturë sekretesh motrën e një vrasësi, nuk është përfshirë vetëm DSIK-ja por janë disa institucione, pasi për ata që nuk e dinë, që të marrësh certifikatën e DSIK-së krijohet një komision,  ku ka përfaqësues nga disa institucione, siç është SHISH, SHIU, AMF, Policia e Shtetit e të tjerë.

Pra një grup institucionesh ligjzbatuese mbledhin të dhëna mbi aktivitetin e një personi dhe pastaj jepet kjo certifikatë. Dhe DSIK-ja, ky komision, këto institucione, nuk e kanë ditur që Xhuljana Dumani është motra e vrasësit, Nuredin Dumani, i cili ka patur akuzën për gati 7 vrasje dhe ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri.

Lexo më shumë  Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakonshëm për shqiptarët e Luginës

Këtë nuk e dinte as DSIK-ja dhe as Olta Xhaçka, e cila si e deleguara e PS-së në Dibër, punësoi dibranen Xhuljana Dumani, motrën e Nuredin Dumanit, për qoka politike apo për të tjera benefite.

Agjensia CNA lajmëron se do të sjellë të tjera materiale, në lidhje me këtë skandal, që nuk përfshihet thjesht dhe vetëm DSIK-ja dhe Olta Xhaçkën por një strukturë komplekse e shtetit shqiptar, pasi i ka vendosur zyrës ku kalohen informacionet sekrete të NATO-s, motrën e një vrasësi. I ka vendosur zyrës ku kalojnë  të dhëna nga ambasada, ku kalojnë të dhëna nga organe ligjzbatuese, pra zyrën e sekreteve të ministrisë së Jashtme, e ka vënë motrën e vrasësit, të cilës i kanë siguruar edhe certifikatë sigurie.

Pra nuk është një skandal por janë shumë skandale dhe sot me këto dokumente dhe fakte është shkërmoqur një pjesë thelbësore e shtetit shqiptar, e cila ka patur brenda saj një person që është motra e një vrasësi, e cila lexonte gjithçka konfidenciale, që ofroheshe nga instutcionet ndërkombëtare dhe këtë skandal e ka ndërtuar Olta Xhaçka. Në një vend normal, ministrja e Jashtme tashmë do të kishte ikur në shtëpi dhe do kishte kaluar në ndjekje penale, por në Shqipëri, çudia më e madhe tre ditë vazhdon. /cna.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *