Art & Kulturë

Shkencëtari, albanologu, gjuhëtari, Aleksandër Xhuvani

Me veprimtarinë studimore të gjatë e të begatshme dhe me arritjet e shumta të saj, prof.dr. Aleksandër Xhuvani ka zënë një vend të veçantë, qëndror në historinë  e gjuhësisë shqiptare. Ai punoi tërë jetën, me dashuri dhe ngulm, për gjuhën shqipe, si lëvrues dorëmbarë e studiues io talentuar i saj, duke lënë gjurmë të pashlyera. (Domi, 1986:43)

Aleksandër Xhuvani lindi më 14 mars 1880 në Elbasan. Ai është një nga figurat qëndrore të gjuhësisë dhe të kombit shqiptar. Mjaft i apasionuar rreth çështjes së gjuhës shqipe tërë jetën e tij.

Ai mbetet shkencëtari, albanologu, gjuhëtari, metodisti i teksteve të gjuhës shqipe, të studimit të mësimdhënies së gjuhës saj në shkolla, pedagog, tekstolog, përshtatës, psikolog, ideolog etj. (Karapinjalli, 1998:123)

Në fushën e mësidhmënies ka kontribut të shquar, po aq sa në fushën e shkencës për të përmirësuar dhe identifikuar problematika thelbësore të gjuhës. Punëtor metodik e i palodhur  deri në fund të jetës së tij, ai më anë tjetër ka qenë  gjithmonë i matur e i durueshëm në dëgjimin të  mendimit  të të tjerëve, gjë që e lejonte të arrinte në përfundime shkencore objektive, dhe që e bënte të lehtë bashkëpunimin. (Çabej, 1980:84)

Nga studiuesit konsiderohet si nga pedagogët më të shquar të shekullit të XX, si ‘’mësuesi i mësuesve’’ .

Ai ka qenë edhe drejtuesi kryesor i shkollës Normale të Elbasanit që ka qenë e famshme për kohën e tij, ndryshe ajo ka qenë nga shkollat më të forta profesionale në rangun kombëtar nga ku dilnin intelektualët e kohës.

Aleksandër Xhuvani ka qenë një aktivist i flaktë, jo vetëm i gjuhës, por i çështjeve patriotike në lidhje me emancipimin e shoqërisë shqiptare deri në metodat e tij të përparuara të mësimdhënies dhe të ofrimit të një kuadri arsimor ku spikaste edhe metoda bashkëkohore.

Ai ka qenë një figurë qendrore me bashkëpunim me shumë figura patriotike të rilindjes kombëtare si me Lef Nosin, Mihal Turtullin, Filip Shirokën, Çajupin, Faik Konicës, Eqrem Çabejin, Luigj Gurakuqin etj. (Çeliku, 2000:127)

Pedagogjia sipas tij është shkencë dhe art i edukatës me rëndësi shumë të madhe shoqërore dhe kombëtare.

Kontributi i studiuesit Aleksandër Xhuvani është i jashtzakonshëm.

Një jetë e tërë në veprimtarinë e gjuhës shqipe, në mbledhjen e veprave të studiuesive të tjerë që janë marrë me gjuhën shqipe, një metodist për përmirësimin sa më shumë të mësuesve në gjuhën shqipe. (Osmani, 1986:211)

Në metodikat e tij ai ndërthuri gjithë profilet shkencore të kohës që shërbenin për mësimdhënien, që nga anët sociologjike e deri te ato filozifike, e sidomos një kontribut të madh në aspektin psikologjik në raportin e mësimdhënies midis mësuesit dhe nxënësit.

Nga kjo hidhesh fare lehtë në disiplinat të veçanta të fushës shkencore pedagogjike.

Një kontribut të madh ai ka dhënë edhe në fushën e historisë së pedagogjisë botërore që nga krijimi i shkollave në Greqinë e antikitetit, që me shkollat e Miletit, Akademinë e Athinës e deri tek vitet e fashizmit dhe metodikat pas Luftës së 2 Boterore, nga antikja deri te metodologjitë më të pwrparuara të Europës. Pedagogjikja e tij iu përshtat mjaft rrymave shkencore në Evropë dhe në Amerikë, duke përfshirë këtu veprën e Mojmanit, Ribosë, Klapareidit, Shternit, Xhemsit, si dhe psikologëve të kohës si Frojdit, Adlerit, Piazhesë etj. ai ishte një nga shtyllat kryesore të metodikës së gjuhës shqipe.

Jeta e tij u bë e pandashme nga pedagogjia dhe gjuha shqipe. Ai është një nga figurat më të rëndësishme të gjuhësisë, një panteon që çdokush do të përulej me respekt te cilido qytetar e sidomos nga mësuesit kudo ndodhen. (Buda, 1980:17)

Shkencën ai e dashuroi si pjesë të vetes dhe e kthehu atë në art. Artist që u dha me mish e me shpirt për ngritjen e profesionializmit shqiptar në gjuhësi.

Ishte po aq shumë i ndjeshëm kur vinte puna për çështjet gjinore ku mbwshteste ato në profeisonalizëm.

Karriera e tij

Karriera e personalitetit Aleksandër Xhuvanit është shumë e pasur sidomos në lëmin e gjuhësisë. Ai e nis karrierën si mësues dhe e përfundon si shkencëtar, publicist dhe metodist i gjuhës shqipe për përmirësimin e teksteve shkollore në Shqipëri.(SF2, 1967:35)

Në 1909 merr pjesë në Kongresin e Elbasanit dhe me hapjen e Normales së Elbasanit.

Nga ky vit e deri në vitin 1929 ai është drejtues i Normales së Elbasanit.

Më 1910 hap me Lef Nosit revistën “Tomorri”, redaktor i gazetës “Shkreptima”. Gazeta mbyllet në vitin 1911 është sekretar i shoqërisë “Vëllazëria”. Në vitin 1918 është iniciator i krijimit të shoqërisë kulturore-letrare “Qarku letrar i Elbasanit”. Në 1920 ishte kryetar i Kongresit Arsimor të Lushnjës. Drejtoi organin e Elbasanit “Kopshti letrar”; më pas botoi shumë studime mbi veprat e letërsisë së viteve ’30. Botoi artikullin e parë në revistën “Albania” të publicistit Faik Konicës.

Nga 1938 deri më 1940 anëtar i komisionit teknik në Ministrinë e Arsimit ku deri në vitin 1953 punon si shef i Seksionit të Gjuhësisë dhe e të Letërsisë të Institutit të Shkencave. Deri në vitin 1957 ishte anëtar i Presidiumit të këtij instituti. Ka qenë disa herë deputet i zgjedhur nga populli në kuvendin popullor që nga viti 1945.

Në vitin 1954 nën kujdesin e profesor Xhuvanit u realizua hartimi i “Fjalorit të Gjuhës Shqipe”. (Thomai, 1980:137)

Më 1946 botoi biografi letrare, artikuj për vepra të autorëve arbëreshë si Rondinella, Gavril Dara i Riu.

Dha ndihmesë për zhvillimin e arsimit (1946-1951), për organizimin e drejtimin e jetës shkencore si drejtues i seksionit të Gjuhës e të Letërsisë të Institutit të Studimeve të quajtur më vonë Instituti i Shkencave (janar 1947- shtator 1953).

Punoi për njësimin e gjuhës letrare të folur e të shkruar, për një gjuhë letrare të përbashkët për gjithë popullin shqiptar. Drejtoi hartimin e udhëzuesve të njëpasnjëshëm drejtshkrimorë (1949-1956)

(Kostallari, 1973:135)

Më 1956 botoi posaçërisht librin “Për pastërtinë e gjuhës shqipe”.

Qe ndër studiuesit e parë të fjalëformimit, të morfologjisë e të sintaksës.

Më 1956 hartoi, në bashkëpunim me Eqrem Çabejin dy trajtesat “Parashtesat” dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe më 1962.

Më 1961 bëri një botim të dytë të “Fjalorit të gjuhës shqipe” të K. Kristoforidhit.

Një ndihmesë të madhe ka dhënë leksikologjisë shqipe nw shkrime e punime të ndryshme shkencore si “Kritikë mbi fjalorë të shqipes” 1934, “Çështja e fjalorit të gjuhës shqipe” më 1957.

Vepra më e rëndësishme dhe nga literaturat më të vlefshme në 6 vëllime e tij të cilat u botuan më 1980 në botime të Akademinë së Shkencave në Shqipëri.

Emrin e tij tashmë e mban Universiteti i Elbasanit.

Ndëroi jetë më 22 nëntor 1961 dhe la një punë të jashtzakonshme për brezat pasardhës. Ai është nderi i mësuesve dhe i gjuhës shqipe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *