Lajme

Shkencëtarët zhvillojnë testin e ri të pështymës: Zbulon brenda pesë minutave nëse keni përdorur kanabis

Një test i ri i pështymës (EPOCH), i zhvilluar nga studiues në SHBA mund të zbulojë nëse dikush ka përdorur kanabis në 12 orët e fundit, duke treguar edhe nivelet e përqendrimit të drogës në trupin e tyre.

Ky test mund të zbulojë përdorimin e kanabisit në vetëm pesë minuta, në një kohë shumë më të shkurtër se testet e mëparshme, shkruajnë mediat e huaja.

Lexo më shumë  Maqedonci: Ushtria jonë i tejkalon shumë prej ushtrive të Ballkanit

Shkencëtarët, e udhëhequr nga profesori Hako Lee i shkollës së Mjekësisë së Universitetit të Harvardit dhe spitali i përgjithshëm i Masaçusetsit , e realizuan testin në 43 përdorues të tjerë të kanabis.

Testi zbulon drejtpërdrejt në pështymën e përdoruesve substancën kryesore psikoaktive të kanabisit.

Kanabisi është një nga drogat më të përdorura me të paktën 180 milionë përdorues të rregullt në mbarë botë.

Lexo më shumë  Qeveria kërkon koordinim me komunat për adresimin e çështjes së qenve endacakë

Zhvilluesit e testit janë optimistë se me përmirësimin e mëtejshëm të këtij testi, do të ketë një zgjidhje efektive për kontrollet në rrugë si edhe për punonjësit e punës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *