BallinaLajme

Shkencëtarët spanjollë krijojnë embrionin njeri-majmun në Kinë, shpërthejnë polemikat

Studiuesit e udhëhequr nga shkencëtari spanjoll Juan Carlos Izpisua për herë të parë kanë krijuar një embrion  njeri-majmun në një laborator në Kinë. Ky është një hap mjaft i rëndësishëm drejt përdorimit të kafshëve për transplantimin e organeve njerëzore.

Ekipi, i përbërë nga anëtarët e Institutit Salk në Shtetet e Bashkuara dhe Universitetit Katolik Murcia (UCAM) në Spanjë, thanë se embrionet e majmunëve të modifikuara gjenetikisht për të çaktivizuar gjenet janë thelbësore për formimin e organeve. Shkencëtarët më pas injektuan qelizat burimore njerëzore, të cilat janë të afta të krijojnë çdo lloj indi, në embrion.

Lexo më shumë  Ikin të rinjtë, mbeten të moshuarit, Shqipëria humb avantazhin e popullsisë së re

Produkt i kësaj pune është një majmun me qeliza njerëzore i cili nuk ka lindur akoma pasi studiuesit e ndaluan procesin.

Rezultatet janë shumë premtuese. Nga UCAM dhe Instituti Salk ne tani po përpiqemi jo vetëm të shkojmë përpara dhe të vazhdojmë të eksperimentojmë me qelizat njerëzore dhe qelizat e brejtësve dhe derrave, por edhe me primatët jo-njerëzorë. Vendi ynë është një udhëheqës botëror në këto hetime” –  thotë Nunez, një biolog dhe nënkancelar i kërkimit në UCAM.

Lexo më shumë  Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekipi nuk ka dhënë më shumë detaje sepse ata janë duke pritur të botojnë gjetjet e tyre në një revistë shkencore të njohur ndërkombëtarisht.

YouTube player