Shëndetësi

Shkencëtarët polakë zbulojnë gjenin që dyfishon rrezikun për t’u sëmurur rëndë nga COVID-19

Shkencëtarët polakë kanë zbuluar një gjen që sipas tyre dyfishon rrezikun për t’u sëmurur rëndë nga COVID-19, një zbulim që ata shpresojnë se do të ndihmojë mjekët të identifikojnë njerëzit më të rrezikuar nga sëmundja.

Me skepticizmin ndaj vaksinës, një faktor i rëndësishëm pas numrit të latë të vdekjeve nga coronavirus në Evropën Lindore, shkencëtarët shpresojnë se identifikimi i kategorive të riskuara do t’i inkurajojë ata të vaksinohen dhe t’u mundësohet aksesi për një trajtim më intensiv në rast infektimi.

“Pas më shumë se një viti e gjysmë pune u arrit të identifikohej një gjen përgjegjës për një predispozicion për t’u sëmurë rëndë me coronavirus. Kjo do të thotë se në të ardhmen do të jemi në gjendje të identifikojmë personat me predispozicion për të vuajtur seriozisht nga COVID”, tha ministri i shëndetësisë i Polonisë, Adam Niedzielski.

Kërkuesit e Universitetit Mjekësor të Bialystok zbuluan se gjenet ishin faktori i katërt përcaktues se sa rëndë një person e kalon COVID-19, pas moshës, peshës dhe gjinisë.

Gjeni ishte i pranishëm në rreth 14 përqind të popullsisë polake, krahasuar me 8-9 për qind të popullsisë në Evropë, tha Marcin Moniuszko, drejtues i projektit.

Studime të mëparshme kanë treguar gjithashtu rëndësinë e faktorëve gjenetikë në shkallën e infektimit nga COVID.

Në nëntor shkencëtarët britanikë thanë se kishin identifikuar një gjen që mund të dyfishonte rrezikun e dëmtimit të mushkërive nga COVID-19.

Rruga Press

YouTube player