Shkencëtarët gjejnë për herë të parë plastikë në borën e Antarktidës
Shkencëtarët kanë gjetur për herë të parë mikroplastikë në borën e sapo rënë të Antarktidës, shkruan BBC.
Studiuesit nga Universiteti i Canterbury në Zelandën e Re mblodhën mostra nga 19 vende në Antarktidë dhe secila përmbante copa të vogla plastike.
Mikroplastikët rrjedhin nga erozioni i materialeve plastike dhe janë më të vogla se një kokërr orizi – ndonjëherë edhe të padukshme me sy të lirë.
Studiuesit gjetën mesatarisht 29 grimca për litër borë të shkrirë.
Ata identifikuan 13 lloje të ndryshme të plastikës dhe më i zakonshmi ishte polietilen tereftalati (PET), i përdorur kryesisht në shishe dhe veshje të pijeve joalkoolike. Kjo u gjet në 79% të mostrave.
Rruga Press