Bota

Shkencëtarët britanikë parashikojnë motin në 2022: Jini të përgatitur

Vetëm pak ditë na ndajnë nga viti 2022 dhe raportet për këtë vit kanë filluar të publikohen.

Një nga këta raporte është dhe ai i shërbimit kombëtar të motit të Britanisë së Madhe, Met Office.

Sipas këtij shërbimi temperaturat vitin e ardhshëm do të jenë 1.09 gradë Celsius mbi mesataren.

Adam Scaife kreu u parashikimeve afatgjata në Met Office theksoi se rezultatet e parashikimit tregojnë se gazrat serrë po ngrohin motin me një ritëm në rritje.

Lexo më shumë  Rutte: Dobësimi i aftësive bërthamore dhe raketore të Iranit është i rëndësishëm për sigurinë e Evropës

Parashikimi është llogaritur në bazë të nxitësit kryesorë të klimës globale, por nuk përfshin ngjarje të papritura siç janë shpërthimet e mëdha vullkanike.

Gazeta ‘Bloomerg’’ nga ana tjetër nënvizoi se ky ndryshim mund të bëjë që rendimentet globale të korrave të bien me rreth 30% dhe kërkesa për ushqim të rritet me shpejtësi.

Ndërsa kirugi britanik i transplantim të zemrës dhe mushkërive Bill Frist është shprehur se temperaturat ekstreme dhe të ndryshueshme gjithashtu ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut, duke rritur shkallën e vdekjeve nga goditjet në tru dhe infarkti miokard.

Lexo më shumë  SHBA-ja godet hakerat iranianë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *