Bota

Shkëmbim zjarri mes trupave të Egjiptit dhe Izraelit në kufi, 3 ushtarë humbin jetën

Të paktën tre ushtarë izraelitë janë vrarë në një sulm pranë kufirit të Egjiptit, pasi një person i armatosur dhe i veshur me uniformën e policisë egjiptiane ka hapur zjarr drejt tyre, raportoi të shtunën “Al Jazeera”.

Ushtria izraelite ka thënë se një polic egjiptian ka qëlluar dhe vrarë dy ushtarë derisa ata ishin duke siguruar një post-bllok në kufirin egjiptian gjatë orëve të hershme të së shtunës.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Sipas ushtrisë së Izraelit, oficeri egjiptian dhe një ushtar i tretë izraelit janë vrarë në një konfrontim brenda territorit izraelit disa orë më vonë.

Nga ana tjetër, ushtria egjiptiane ka thënë se një roje kufitare ka kaluar pengesën e sigurisë kufitare dhe ka shkëmbyer zjarr me forcat izraelite derisa po ndiqte trafikantët e drogës.

“Një anëtar i forcave të sigurisë ndoqi kontrabandistët e drogës. Gjatë ndjekjes, agjenti i sigurisë kaloi gardhin e sigurisë dhe pasoi një përplasje me armë”, thuhet në një deklaratë.

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës

Incidenti ndodhi pranë pikës kufitare Nitzana dhe Al-Awja midis Izraelit dhe Egjiptit, 40 km (25 milje) në juglindje të pikës ku kufiri i Izraelit me Egjiptin dhe Rripin e Gazës bashkohen. Kjo pikë kufiri përdoret për të importuar mallra nga Egjipti me destinacion Izraelin ose Rripin e Gazës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *