Opinion/Aktualitet

Shkelzen Maliqi me propagandën dehumanizuese të Göbelsit: “Ti asgjësojmë hebrenjtë, sepse këta janë minjë që bartin sëmundje dhe vdekje” – A është kjo që po kërkohet t’i bëhet edhe Albin Kurtit?

Nga Gëzim Mekuli

Pamfleti i shpërndarë nga Shkëlzen Maliqi, ku Albin Kurti paraqitet në mes të minjve me mbishkrimin “Kujdes nga kurthi”, është një akt i shëmtuar dhune simbolike dhe propagande me qëllime dehumanizuese.

Ky nuk është art, as kritikë politike; është propagandë agresive që synon dehumanizimin dhe poshtërimin e njeriut përmes fotografisë, dhe nxitje e dhunës fizike përmes metaforës.

Ja pse e them këtë dhe pse mendoj kështu, të nderuar lexues:

Sepse të krahasosh një njeri me minjë është një formë klasike e dehumanizimit. Ai e zhvesh njeriun nga dinjiteti dhe e paraqet si “dëmtues” dhe si “sëmundje” që duhet eliminuar. Ky marifet i Shkelzen Maliqit është një mjet i njohur i propagandës naziste politike (1933 – 1944) që synonte t’i largojë gjermanët nga empatia për hebrenjtë.

Lexo më shumë  Tubi i ujësjellësit Vlorë i një kryeministri, baxhanaku i të cilit vjedh me dy fishin e vlerës së tenderave!

Ky pamflet përdor simbole që lidhen me mënyrën se si “mbyten” minjtë e dëmshëm: kurthe, shtypje, shfarosje. Kjo nuk është metaforë e pafajshme e as e paqëllimshme; është nënkuptim i qartë për dhunë fizike ndaj një personi publik, dhe si e tillë bie ndesh me çdo standard të etikës gazetareske dhe qytetare.

Efekti i tmershëm psikologjik i kësaj fotografie të Shkelzen Maliqit, fotografi me kontraste të forta, me minjë të zi e kurthe për ti asgjësuar, synon të ngjallë urrejtje, neveri, hakmarrje fizike, gjak dhe frikë ndaj Kurtit dhe ndaj secilit që mbështëtë Kurtin; E kjo është psikologjia naziste e urrejtjes, jo e artit.

Lexo më shumë  Tubi i ujësjellësit Vlorë i një kryeministri, baxhanaku i të cilit vjedh me dy fishin e vlerës së tenderave!

Kjo teknikë e Maliqit është e njëjta me ato që përdori aparati nazist i Joseph Goebbels kundër hebrenjve; ku ata paraqiteshin si minj apo si sëmundje që duhej “spastruar” dhe “shkrumbuar”. Qëllimi i pamfletit politik i Shkëlzen Maliqit është i njejti edhe sot; të krijohet pamorja e tjetrit si rrezik biologjik, për të pranuar si normale vrasjen dhe asgjësimin e tij moral e fizik.

Konsekuent deri në fund; pamfleti i Maliqit si ai i Goebelsit, ndjekë të njëjtën retorikë dhe logjikë: ç’njerëzimin përpara se të sulmosh për asgjësim.

A jemi në vitin 1936?

Rruga Press

YouTube player