ArgumentKryesore

Shkëlzen Gashi akuzon opozitën: “Po e vështirësoni jetën e qytetarëve, jo të pushtetit”

Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar ashpër ndaj partive opozitare, duke i akuzuar se po përdorin qytetarët si mjet presioni politik. Në një status të publikuar sot, Gashi tha se opozita në vend që të paraqesë alternativa për qeverisje dhe të tregojë se si do të përmirësonte jetesën e qytetarëve, po bllokon ndërmarrjet publike që i kontrollon, duke i futur në grevë.

Lexo më shumë  Prodhuesit ukrainas të armëve marrin licencat e para të eksportit në kohë lufte

Ai veçoi rastin e grevës së trafikut urban, duke thënë se opozita “as nuk arriti ta fshehë gëzimin” për ndërprerjen e shërbimeve që prekin përditshmërinë e qytetarëve. Gashi e quajti këtë qasje “kombinim fatal të debillizmit dhe poshtërsisë”, duke theksuar se dëmi po u bëhet qytetarëve, jo pushtetit.

Reagimi i tij ka nxitur debat në rrjete sociale, sidomos në lidhje me përgjegjësitë politike për menaxhimin e ndërmarrjeve publike dhe përdorimin e grevave në funksion të luftës politike.

Lexo më shumë  Ambasadori i Britanisë në Kosovë: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë llogari

Rruga Press

YouTube player