KryesoreOpinion/Aktualitet

Shkëlqimi dhe rënia e Arben Taravarit, që nga ministër i qeverisë kërkon të bëhet shërbëtor i Ali Ahmetit

Vazhdon tradhëtia ndaj votës së qytetarëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut. Pas bashkimit të turpshëm të Ziadin Selës me BDi-në e Ali Ahmetit në një koalicion të shpërfytyruar, këtë radhë protagonist bëhet Arben Taravari, ministër në qeverinë e MV-së dhe pjesë e koalicionit VLEN.

Duket një garë e ethshme e ish-bashkëpartiakëve se kush tradhëton më shumë qytetarët dhe kush do bëhet shërbëtori më i dobishëm i Ali Ahmetit.

Pavarësisht se VLEN i ka ofruar Arben Taravarit kushtet më të mira, edhe pse të pamerituara, për garën e ardhshme në zgjedhjet komunale në MV, ai përsëri mbetet i pakënaqur, gjë që bën të konsiderohet se ndoshta mund të ketë ndonjë “borxh” ndaj Ali Ahmetit, të cilin i duhet ta shlyejë.

Lexo më shumë  Prokuroria e Hagës e quan Kosovën “Kosova dhe Metohija”, publikohet dokumenti

Në takimin e sotshëm të Taravarit me Ali Ahmetin qëndronte si përbashkues Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj. Njihet shumë mirë pozita e nënvarur e presidentit Begaj përballë kryeministrit Rama. Patjetër që Begaj ishte sot aty me dëshirën e Ramës dhe për të shtyrë përpara dëshirën e tij për të dobësuar VLEN-in dhe të risillet në pushtet BDI-ja. Kryeministri Rama, përmes Begajt do që ta çojë Taravarin në këmbët e Ali Ahmetit, ndërsa vetë Taravari duket mjaft i kënaqur që të jetë një shërbëtor i vyer në këtë drejtim.

E njëjta prirje u vërejt edhe në takimin e deputetit të Aleancës për Shqiptarër, Halil Snopçe i cili takoi ambasadorin e Shqipërisë në MV.

Disi dihej që Taravari ishte i pa konsistencë etiko-politike, por nuk dihej që ishte dhe kaq naiv. Si çdo shërbëtor i Ali Ahmetit, ashtu si edhe Ziadin Sela përpara tij, me tradhëtinë ndaj qytetarëve shqiptarë në MV të cilët e votuan, shumë shpejtë edhe ky do të përfundojë pa mbështetje, si një plaçkë e hedhur, e mbipërdorur dhe e konsumuar që askujt nuk i duhet më.

Lexo më shumë  Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës, i quan të pajustifikueshme

Jo rralë politikanët në MV harrojnë se ekziston populli, se ai sheh e vlerëson, se nuk fal kur tradhëtohet, ashtu siç nuk ka falur të tjerë që kanë bërë të njëjtin gabim. Ata nuk e mësuan se me ndershmëri fitohet në afatgjatë dhe fitojnë të gjithë, ndërsa me pabesi fitojnë përkohësisht klane e grupacione të ngushta, por shumë shpejt më pas së cilës vjen një fund i pakthyeshëm, me turp dhe me pasoja.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit