Lajme

Shkatërrimi i pyjeve në 61 bashki. Ekspertët: Është anti kushtetuese, pyjet janë pasuri kombëtare

Rishtazi është krijuar edhe Agjencia Kombëtare e Pyjeve por ajo është ende në fillesat e saj. Përfshirja e kaq shumë institucioneve me kopetenca të fragmentarizuara e ka vështirësuar edhe më shumë situatën, duke shpërndarë përgjegjësitë.

“E konsideroj gabim fatal sepse ky është rast i veçantë dhe ndoshta mund të them është në shkelje të kushtetutës së Shqipërisë sepse pyjet janë pasuri shtetërore publike dhe I shërbejnë të gjithë popullit dhe nuk mund ti marrë jë bashki në administrim. Pyjet janë pasutri publike, nuk janë pasuri që I jepen jë bashkie që mund të bëjë çfarë të dojë me to” Mehmet Meta , ekspert mjedisi

Lexo më shumë  Hyseni: Pastrimi i shtretërve të lumenjve ka parandaluar dëme milionëshe në Gjilan

“Ne vazhdojmë të eksperimentojmë me pyjet, jemi i vetmi vend në Evropë që pyjet i administrojnë bashkitë, ndërsa si pasuri kombëtare duhet të ishin shtetërore” Abdulla Diku, Ekspert mjedisi.

Ndërsa në pyje regjistrohet prej vitesh një bilanc negativ, Ministria e Mjedisit duket optimiste për të ardhmen. Në dokumentin e politikave të pyjeve 2030 kjo ministri ka vënë si qëllim rritjen e volumit të përgjithshëm të fondit pyjor prej rreth 11 milion m3. E konvertuar në sipërfaqe pyjore të rigjeneruar kjo përkthehet në 7,000 ha pyje të ri-vitalizuara ose në 550 milion euro më shumë në kontributin e këtij sektori në GDP për 11 vitet e ardhshme. Ironikisht parashikimi është optimist për rritjen e fondit pyjor, por ministria nuk ka parashikuar as edhe një fidanishte ku të merren apo të kultivohen bimët e reja.

Lexo më shumë  QKUK/ Kardiokirurgjia shënon numër rekord të operimeve në zemër të hapur

“Nuk ka fidanishte shetërore por vetëm private, por duke qenë se financimet kanë qenë të pakta ata janë të orientuara nga pemët dekorative . Paradoksalisht ende të dhënat merren nga Kadastra e vitit 1985, e cilaflet për një realitet që është zhdukur.” u shpreh Elvin Toromoni , Fakulteti i Pyjeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *