Bota

Shkarkohet zëvendësprokurori i Ukrainës, jep dorëheqje edhe zëvendësministri i Mbrojtjes

Zëvendëskryeprokurori i Ukrainës, Oleksiy Simonenko, është shkarkuar nga posti i tij, njoftoi zyra e kryeprokurorit.

Reuters shkruan se deklarata që njofton shkarkimin e tij nuk jep arsyet për vendimin, por thuhet se ishte “në përputhje me dëshirat e tij”.

E orë më parë dha dorëheqje edhe shefi i zyrës së presidentit ukrainas Kyrylo Tymoshenko, si dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Vyacheslav Shapovalov.

Lexo më shumë  Rumania shpall “non grata” dy diplomatë rusë nën akuzat për ndërhyrje në zgjedhje

Gjithçka po ndodhë pas raportimeve për keqpërdorim të fondeve, të dedikuara për infrastrukturën energjetike.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se do të ketë shkarkime të zyrtarëve të lartë, nga frika se mund të ketë një zbehje e besimit nga vendet e perëndimit që investuan miliarda dollarë në Ukrainë.

Ditë më parë u raportua se zyrtarë të qeverisë ukrainase janë të përfshirë në skandalin e keqpërdorimit të fondeve, të dedikuara për rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike.

Lexo më shumë  Kina paralajmëron se është e gatshme për “çfarëdo lloj lufte” me SHBA-në – pasi Trump vendosi tarifat tregtare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *