Bota

Shkarkohet nga puna shefi i inteligjencës franceze, dështoi me parashikimin e luftës në Ukrainë

Drejtori i inteligjencës ushtarake franceze, gjenerali Éric Vidaud, do të shkarkohet nga posti i tij për mospërfillje të mundësisë së pushtimit të Rusisë në Ukrainë, njoftuan mediat franceze të enjte, shkruan BBC.

Duke cituar një burim të brendshëm në Ministrinë e Forcave të Armatosura, media lokale l’Opinion tha se gjenerali Vidaud u shkarkua për shkak të “informacioneve të pamjaftueshme” dhe “mungesës së zotërimit të lëndëve”.

Lexo më shumë  Kallas këmbëngul se asetet ruse janë një opsion nëse Orbán nuk heq veton për kredinë e Ukrainës

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Francës, Thierry Burkhard, pranoi në një intervistë për Le Monde se shkarkimi erdhi kur shërbimet e inteligjencës franceze, përfshirë Vidaud, kuptuan se kishin bërë një analizë të gabuar të kërcënimit rus në Ukrainë, që binte ndesh me vlerësimin e SHBA.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *