Lajme

Shkarkohet nga detyra efektivi hero i RENEA-s, Xeni: Turp, historia nuk fshihet

TIRANË– Efektivi i repartit RENEA, i njohur si Xen Alushi është shkarkuar nga detyra. Xen ‘heroi’ i njohur për shpëtimin e një familje në Durrës gjatë periudhës së tërmetit të 26 nëntorit nuk është më pjesë e repartit të cilit i shpërbeu për 30 vite me radhë. Burime për Dosja.al mësojnë se ai është shkarkuar një muaj më parë nga reparti, nga Ardi Veliu, ish-drejtori i policisë së shtetit.

Teksa ka kujtuar 30-vjetorin e krijimit të repartit të RENEA-s, ai ka ndarë dhe të gjitha vështirësitë që kalojnë ish-kolegët e tij. Alushi kritikon komandatët e reparteve që sipas tij shohin të gjithë djemtë e RENEA-s si pronë duke mos i trajtuar me respekt. Ndër të tjera, ai thotë se në 30-vjetorin e krijimit të RENEA-s janë thirrur në ceremoni vetëm ata që dinë ‘të kërcejnë’.

‘Drejtuesit aktual te cilet njifen si (15 gjirot rreth fushes) duket qe e paskan privatizuar kete repart dhe ne kete dite shume te rendesishme te 30 vjetorit te krijimit te RENEA-s therrasin ne “dasem” vetem ata qe dine te kercejne.Publikisht u them se duhet tju vij turp kur mburreni me gjakun e herojve te RENEA-s dhe se historia mund te keqinterpretohet por kurre,te fshihet.’– shkruan ndër të tjera ish efektivi i RENEA-s.

Lexo më shumë  Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup: Provimet të jepen në gjuhën shqipe

POSTIMI I PLOTË:

30 Vjet nga krijimi i repartit special RENEA. Askush me mire se ata djem te atij Reparti nuk e di se cfare do te thote 30 vite force speciale,30 vite sakrifice ne te gjitha aspektet njerezore dhe profesionale.Nuk mjaftojne as 300 vite te flasesh per heroizmat dhe sakrificen e atyre djemve te atij Reparti por duhen 500 vite te flasesh per ligesite dhe padrejtesite qe u jane bere atyre djemve duke i shfrytezuar maksimalisht ne menyre shtazore pa u dhene asgje ne kembim,pervec nje page qesharake qe gjysmen e lene duke u paraqitur ne detyre orar pa orar.Dhe persekutimi vazhdon….Do te theksoja qe ai repart eshte mbajtur nga energjia dhe vullneti i cdo pjestari(trupe speciale)por eshte shkelur me kembe djersa dhe gjaku i tyre nga drejtues te atij reparti (te pamerituar ne ate post) te cilin shpeshhere e kane perdorur per katapulte ne detyra te tjera.Komandante reparti qe te shohin si “prone te tyre” ku dhe ne rastin e kesaj feste nuk e marrin mundimin qe djem qe kane sherbyer me dekada ne ate Repart dhe me kontribut “shtazor” ne ate repart nuk marrin as ftese per kete feste ku kane gjithe jeten e tyre me te mirat dhe te keqijat e kesaj jete.Drejtuesit aktual te cilet njifen si (15 gjirot rreth fushes) duket qe e paskan privatizuar kete repart dhe ne kete dite shume te rendesishme te 30 vjetorit te krijimit te RENEA-s therrasin ne “dasem” vetem ata qe dine te kercejne.Publikisht u them se duhet tju vij turp kur mburreni me gjakun e herojve te RENEA-s dhe se historia mund te keqinterpretohet por kurre,te fshihet.Lavdi deshmoreve te rene ne krye te detyres,Respekt herojve te gjalle (trupe operacionale)Neveri drejtuesve te atij Reparti Elite. Shqiperia e Shqipetareve

Xen Alushi u bë pjesë e një operacioni shpëtimi në një familje në Durrës në periudhën e tërmetit të 26 nëntorit. Ai i dedikoi një status të birit, Semit, duke i kërkuar ndjesë për mungesën në familje gjatë lëkundjeve të tërmetit.

Lexo më shumë  Pasi Vjosa Osmani privatizoi profilet ekzistuese, Presidenca krijon profile të reja në rrjetet sociale

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *